Ronaldo Nazario, presidenti i Real Valladolidit, foli për mundësinë e nënshkrimit të VInicius Junior dhe të ardhmes së Neymarit.
Ky i fundit sipas ish-futbollistit më të mirë në botë, Ronaldo, nuk beson se PSG-ja do të vendos që ta largojnë në fund të sezonit.
“Thashethemet rreth Neymarit ka shumë vite që po vazhdojnë. Ka thashetheme, por nuk mendoj se ka ndonjë gjë me Real Madridin. Çdokush dëshiron ta ketë atë, por ai nuk është në listën e transferimeve”, pohoi ish-reprezentuesi brazilian.
Ai më tutje ka folur edhe rreth mundësisë së huazimit të lojtarit madrilen, Vinicius, i cili është duke rimarrë veten pas një lëndimi të rëndë.
“Shpresojmë se do të vjen në Valladolid, por nuk mund ta përballojmë pagën e tij. Nëse Madridi dëshiron ta huazojë, do ta mirëpresim. Ai është shumë i talentuar, ashtu sikurse Rodriguez, Madridi është përforcuar me shumë lojtarë të rinj”, pohoi kampioni i botës me Brazilin.
Ndryshe, Valladolid është në pozitën e 17 të renditjes tabelore të ligës elitare spanjolle. /Telegrafi/