Telegrafi

Ronaldo: Dua të pensionohem te Reali, i gatshëm për El Clasico

Real Madridi fitoi në finale ndaj Gremios me rezultat 1-0 dhe pas ndeshjes foli Cristiano Ronaldo, i cili shënoi golin e fitores.

Portugezi i cili mori një goditje të fortë në fillim të ndeshjes dhe se pavarësisht saj ndihet mirë dhe se beson se do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Barcelonës.

CR7 në intervistën pas ndeshjes

“Jam i lumtur me fitoren, Real Madridi nuk ka fituar asnjëherë pesë tituj për një vit”.

“Flas në fushë për të gjithë ata njerëz që pëlqejnë futbollin, sepse unë jap gjithmonë më të mirën”.

“Nuk kam nevojë të flas gjithmonë për vetën, mendoj njëjtë me atë që thash kur fitova Topin e Artë. Numrat nuk gënjejnë, flasin vet. Jam ende i motivuar të vazhdojë të fitojë trofe, kjo është ajo që më pëlqen të bëjë”.

Lexo po ashtu Modric më i miri, Ronaldo e merr Topin e Argjendtë

“Nëse është e mundur do doja të pensionohesha te Real Madridi. Por, kjo nuk varet nga unë. Nuk jam në krye të klubit. Bëjë më të mirën në fushë, do të shohim”.

“Loja e ashpër nga skuadra kundërshtare? Në pjesën e dytë fillova të ndjejë pak dhimbje, ndihem pak në siklet, por për të shtunën do të jem mirë”, ka thënë Ronaldo. /Telegrafi/