Cristiano Ronaldo ka thënë se dëshiron t’i fitojë edhe tre ‘Topa të Artë’ para pensionimit.
Ylli i Real Madridit, ka fituar ‘Topin e Artë’ të pestë në vitin 2017, duke e barazuar yllin Barcelonës, Lionel Messi.
Ronaldo ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve dhe trofe në Ligën Premier, po ashtu edhe në La Liga me klube si Manchester United dhe Real Madrid.
Portugezi beson që mund të jap ende në futboll. “Nuk e kam ëndërruar kurrë që do ta fitoj ‘Topin e Artë’ pesë herë”.
“Nëse më duhet ta mbyll karrierën tani, do të isha super i lumtur, por nëse e fitoj edhe një herë dy apo tri herë ‘Topin e Artë’, do të isha shumë i kënaqur”.
“Edhe nëse nuk e fitoj, deri më tani e kam fituar pesë herë. Kam ende besim që mund të arrij ende, pro varet nga trofetë që do t’i fitojmë këtë vit”.
“Gjithçka çfarë kam ëndërruar, e kam arritur”, ka thënë Ronaldo për Desimpedidos.
Ronaldo foli edhe për Kupën e Borës që do të mbahet në verë të këtij viti.
“Nuk jemi favorit, duhet të jemi të sinqertë”.
“Ka kombëtare si Brazili, Spanja, Gjermania, Argjentina… por në futboll gjithçka është e mundur”.
“Duhet të punojmë që të dalim nga grupet. Ky është objektivi i parë. Objektivi është vendi i parë në grup”, deklaroi Ronaldo. /Telegrafi/