Cristiano Ronaldo dhe Neymar janë vënë përballë njëri-tjetrit në një ring boksi për xhirimin e një reklame të re, e cila do të lëshohet së shpejti.
Një fragment i shkurtër nga klipi është publikuar këtë fundjavë, ku shfaqen dy yjet e mëdha të boksit duke nisur një meç boksi.
Akoma nuk dihet me saktësi qëllimi i këtij dueli, por dihet se do t’i shërbejë promovimit të kompanisë teknologjike portugeze, MEO.
“MEO është një brend që e ka revolucionarizuar tregun Telco në Portugali. Për herë të parë, një ofrues i shërbimit zanor ka ofruar gjithashtu edhe televizorë dhe shërbime të internetit, duke përdorur fibrin optik të gjeneratës së ardhshme”, thuhet në faqen e kompanisë.
Fushata reklamuese pritet të fillojë në javët në vijim kur edhe do ta kemi mundësinë t’i shohim dy futbollistët në duelin e boksit. /Telegrafi/