Telegrafi

Ronaldo dhe Lewandowski shkruajnë historinë në kualifikime (Foto)

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo dhe ai polak, Robert Lewandowski kanë shënuar emrin e tyre në historinë e futbollit botëror në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.  

Ronaldo dhe Lewandowski kanë vazhduar formën e lartë edhe këtë sezon, sidomos me kombëtaret e tyre, Portugalinë dhe Poloninë.

Kjo pasi po shënojnë gola vazhdimisht dhe po janë vendimtar në sukseset dhe rrugën drejt kualifikimeve të kombëtareve të tyre në Kampionatin Botëror.

Ronaldo dhe Lewa janë golashënues të lindur!

Ylli i Realit dhe ai Bayern Munichut me golat e tij të shënuara në ndeshjet e fundit me kombëtare kanë shkruar emrin e tyre në histori të kualifikimeve.

Kjo pasi, Ronaldo dhe Lewandowski janë bërë futbollistë e parë që arrijnë të shënojnë nga 15 gola brenda një kampanje të kualifikimeve.

15 është numri i golave të shënuara në kualifikime nga CR7 dhe Lewa

‘CR7’ këtë e arriti me golin e sotëm (e shtunë) ndaj Andorrës, ndërsa ‘Lewa’ në ndeshje ndaj Armenisë shënoi het-trik.

Lexo po ashtu Lewandowski në histori të Polonisë, bëhet lojtari me më shumë gola të shënuara me Kombëtaren (Foto)

Përveç kësaj, Ronaldo është golashënuesi më i madh në histori të kombëtares së Portugalisë me 79 gola të shënuara nga 146 ndeshje.

Edhe Lewandowski ka thyer rekordin e golave për kombëtaren e Polonisë, pasi tani gjendet i pari me 49 gola të shënuara, të cilat erdhën nga 118 ndeshje. /Telegrafi/