Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo dhe ai polak, Robert Lewandowski kanë shënuar emrin e tyre në historinë e futbollit botëror në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
Ronaldo dhe Lewandowski kanë vazhduar formën e lartë edhe këtë sezon, sidomos me kombëtaret e tyre, Portugalinë dhe Poloninë.
Kjo pasi po shënojnë gola vazhdimisht dhe po janë vendimtar në sukseset dhe rrugën drejt kualifikimeve të kombëtareve të tyre në Kampionatin Botëror.
Ylli i Realit dhe ai Bayern Munichut me golat e tij të shënuara në ndeshjet e fundit me kombëtare kanë shkruar emrin e tyre në histori të kualifikimeve.
Kjo pasi, Ronaldo dhe Lewandowski janë bërë futbollistë e parë që arrijnë të shënojnë nga 15 gola brenda një kampanje të kualifikimeve.
‘CR7’ këtë e arriti me golin e sotëm (e shtunë) ndaj Andorrës, ndërsa ‘Lewa’ në ndeshje ndaj Armenisë shënoi het-trik.
Përveç kësaj, Ronaldo është golashënuesi më i madh në histori të kombëtares së Portugalisë me 79 gola të shënuara nga 146 ndeshje.
Edhe Lewandowski ka thyer rekordin e golave për kombëtaren e Polonisë, pasi tani gjendet i pari me 49 gola të shënuara, të cilat erdhën nga 118 ndeshje. /Telegrafi/