Sipas La Gazzetta dello Sport, avokatët e Cristiano Ronaldos dhe Juventusit do të japin deklaratën e tyre përfundimtare sot (e mërkurë) në një betejë ligjore që e sheh sulmuesin portugez që kërkon 19.5 milionë euro për pagat e papaguara.
Ronaldo ka ndërmarrë veprime ligjore kundër ish-klubit të tij Juventus duke pretenduar se bardhezinjtë i detyrohen ende 19.5 milionë euro nga ‘manovra e dytë e pagave’ në sezonin 2020/21.
Nga ana tjetër, gjigantët e Serie A besojnë se Ronaldo nuk ka të drejtë të kërkojë një tarifë të tillë pasi ai praktikisht hoqi dorë nga paga e papaguar kur u transferua te Manchester United në verën e vitit 2021.
Dy palët kanë kaluar në fazën përfundimtare të betejës ligjore dhe do të japin fjalën e tyre përfundimtare në Gjykatën e Arbitrazhit sot, e mërkurë, 20 dhjetor 2024.
Sipas Gazzetta dello Sport, mund të ketë një seancë të mëtejshme në janar të 2024, por ende nuk është e sigurt nëse do të ndodhë, ndërsa Gjykata e Arbitrazhit do të nxjerrë vendimin e saj në prill 2024. /Telegrafi/