Cristiano Ronaldo dhe Jordan Henderson u përfshinë në një përplasje të ashpër verbale pas vërshëllimës të fundit të ndeshjes së Al Nassr kundër Al Ettifaq.
Të martën mbrëma, Al Nassr dhe Al Ettifaq u ndeshën në fazën e 1/16-tës të Kupës së Mbretit në Arabinë Saudite.
Në atë që ishte një çështje shumë e diskutueshme, një gol i ish-lojtarit të Liverpoolit, Sadio Mane në pjesën e dytë të kohës shtesë vulosi një fitore 1-0 për Al Nassr.
Gjatë ndeshjes, ish-kapiteni i Liverpoolit, Henderson i shpëtoi në mënyrë të jashtëzakonshme një kartoni të kuq pasi goditi tre herë anësorin e Al Nassr, Otavio.
Henderson pushes Otavio 3 times infront of the ref but no card 😂 pic.twitter.com/INErVLJrmM
— Jayden 💪 (@cr7isthegoat01_) October 31, 2023
Në vend të kësaj, mesfushori i Al Ettifaq, Ali Abdullah Hazazi, e pa të kuqin për goditjen e sulmuesit portugez, Ronaldo.
Veprimet e Hendersonit nuk i pëlqyen Ronaldos, i cili kërkoi që gjyqtari të zëvendësohej gjatë ndeshjes.
Pas vërshëllimës së fundit, Henderson dhe Ronaldo u panë duke bërë një bisedë të nxehtë.
فيديو |
غضب كرستيانو رونالدو و نقاش حاد بين رونالدو و هندرسون و كاسترو يتجه إلى حكم اللقاء #النصر_الاتفاق pic.twitter.com/yYmH4fwI4y
— علي العنزي (@Ali_alabdallh) October 31, 2023
Siç tregohet në video, Ronaldo ishte qartësisht i pakënaqur me Henderson teksa ai bëri me gjeste drejt anglezit në disa raste ndërsa ata dilnin nga fusha.
Pas ndeshjes, Al Ettifaq u shfaq në rrjetet sociale për të kërkuar publikimin e bisedës së regjistruar mes gjyqtarëve të ndeshjes dhe VAR-it për përjashtimin e Ali Hazazit.
“Ettifaq sot i paraqiti një kërkesë zyrtare Federatës Saudite të Futbollit për të zbuluar dialogun e regjistruar midis zyrtarëve të ndeshjes dhe dhomës VAR që çoi në përjashtimin e Ali Hazazit kundër Al Nassr në Kupën e Mbretit”.
“Drejtoria e klubit u kërkon ndjesë të sinqertë tifozëve për largimin e pamerituar nga Kupa e Mbretit 2023/24”, thuhej në komunikatë. /Telegrafi/