Cristiano Ronaldo ka publikuar një fotografi të përbashkët me partneren Georgina Rodriquez dhe fëmijët e tij, të cilën e kanë realizuar në plazh.
Viti që po lëmë pas nuk ka qenë në nivelin që jemi mësuar ta shohim superyllin portugez në karrierën e tij individuale.
Sidoqoftë, ai vazhdon të ketë një jetë personale të përmbushur me modelen spanjolle dhe fëmijët që është duke i rritur bashkë me të.
34-vjeçari ka zgjedhur që në ditët festive të pozojë nga plazhi së bashku me një babadimër që e ka shoqëruar familjen e tij.
Në fotografinë e publikuar në rrjetet sociale, krahas CR7 dhe Georginas, janë fëmijët Cristiano Jr, Eva, Mateo dhe Alana – ndërsa fotografia tashmë ka marrë pesë milionë pëlqime. /Telegrafi/