Cristiano Ronaldo dhe David Beckham kanë lënë gjurmë në futboll.
Beckham si ikonë e Manchester United arriti të fitojë të gjitha trofet e mundshëm me klubin, por sukses nuk pati me kombëtaren e tij.
Teknika e tij, gjuajtja e tij precize dhe ekspertiza nga gjuajtjet e lira dhe kornerët, e bëjnë Beckhamin një prej lojtarëve idhull për shumë të rinj, shkruan Telegrafi.
Dhe numrin 7 me sukses e ka trashëguar te Cristiano Ronaldo kur ky i fundit u ngrit në famë dhe në karrierë në aspektin sportiv te Manchester United.
Ronaldo, dihet, është një prej futbollistëve më të mirë që ka pasur historia.
Por, a është numri 7 fatsjellës, apo ogur i mirë për futbollistët më të mirë të një skuadre?
Së paku, ky numër simbolizon edhe shumë më shumë se futboll.
Edhe Beckham edhe Ronaldo janë ikona të stilit, të llojit të tyre.
Becks me frizurat e tij dhe jetën private gjithmonë ishte në kryetitujt e lajmeve, teksa jo më ndryshe po ndodh me Ronaldon, i cili është po ashtu shumë i kërkuar dhe i vështruar nga mediat. /Telegrafi/