Telegrafi

Ronaldo dëshiron të largohet nga United, Bayerni eksploron mundësitë për transferimin e CR7

Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Manchester United në këtë afat kalimtar veror, raporton AS.

Ylli portugez e ndihmoi skuadrën angleze që të rrëmbente një vend në Ligën e Evropës, duke qenë edhe top golashënuesi i tyre me 18 gola.

Por, sipas asaj që raporton mediumi spanjoll, pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk është i kënaqur me objektivat e klubit dhe kërkon të largohet.

Lexo po ashtu Top 10 sagat e transferimeve që dominojnë tregun e transferimeve: Cristiano, Bale, Dembele, Lewandowski

Andaj, në këtë situatë të krijuar, Bavarezët kanë sy e vesh të hapur dhe duan ta transferojnë 37 vjeçarin në këtë verë.

Robert Lewandowski është i hapur që të largohet nga Allianz Arena, andaj Bayerni e sheh portugezin si zëvendësues ideal të tij.

Ronaldo ka kontratë me Unitedin deri në qershorin e vitit të ardhshëm dhe mund të largohet si i lirë, andaj edhe këta të fundit mund të jenë të hapur që ta shesin atë në këtë afat. /Telegrafi/