Telegrafi

Ronaldo deklarohet për gjendjen e nënës së tij

Cristiano Ronaldo dhe nëna e tij (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Mëngjesin e të martës, nëna e Cristiano Ronaldos është dërguar me urgjencë në spital pasi ka pësuar goditje në tru.

Mediat portugeze kanë raportuar se ajo është hospitalizuar dhe po qëndron në kujdes intensiv, porse është në gjendje stabile dhe e vetëdijshme.

Lexo po ashtu Nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro pëson sulm në tru

Superylli portugez ka publikuar një deklaratë në rrjetet sociale duke i falënderuar fansat për mbështetjen dhe mjekët për kujdesin.

(Foto: Denis Doyle/Getty Images)

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet mbështetëse për nënën time. Ajo është aktualisht në gjendje të qëndrueshme dhe po rikuperohet në spital”.

“Unë dhe familja ime duam ta falënderojmë ekipin e mjekëve që u kujdesën për të dhe kërkojmë me dashamirësi nga të gjithë për pakëz privatësi”, ka shkruar Ronaldo në një postim në Twitter.

(Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Është raportuar se sulmuesi i Juventusit është nisur me aeroplan privat drejt Madeiras për t’i qëndruar pranë nënës së tij. /Telegrafi/