Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo vendosi të bëjë një sipërmarrje të re biznesi duke blerë kompaninë mediatike Cofina Media dhe është interesant fakti se më parë e ka paditur 11 herë.
Sipas informacioneve jozyrtare, Ronaldo ka ndarë 57 milionë euro për blerjen e Cofina Media dhe me lëvizjen e parë që ka bërë ka fituar zemrat e punonjësve.
Përkatësisht, Ronaldo menjëherë vendosi t’i dorëzojë secilit punëtor një çek me vlerë 1250 euro.
“Punonjësit u njoftuan me e-mail për pagesat dhe kjo ishte një shenjë mirënjohjeje që ishin pjesë e kësaj kompanie të madhe”, raportojnë mediat portugeze.
A Cofina Media passa agora a chamar-se Expressão Livre. A venda dos meios de comunicação social da Cofina, entre os quais o ‘Correio da Manhã’ e a CMTV, está concluída.
Saiba tudo aqui: https://t.co/UDWdvfFooL
📷 Justin Setterfield/Getty Images pic.twitter.com/lnf71Hkq1p
— Expresso (@expresso) November 8, 2023
Më parë, gazetarët e kësaj shtëpie mediatike portugeze shpesh “gërmonin” në jetën private të Ronaldos, për këtë arsye ai i paditi ata 11 herë. Në fund, ai vendosi të blinte të gjithë kompaninë dhe të zgjidhte të gjitha problemet.
“I vetmi ndryshim do të jetë emri i kompanisë. Tashmë do të quhet Expressao Livre. Ne jemi të turpëruar nga gjithçka që ndodhi, por askush nuk ka frikë se ai do të humbasë punën”.
“Jemi të vetëdijshëm që e kemi ngacmuar shpesh, por ai e kupton punën tonë. Ata janë veçanërisht të lumtur për gazetarët tanë sportivë”, tha një burim i brendshëm nga Cofina Media. /Telegrafi/