Site icon Telegrafi

Ronaldo beson se Real Madridi qëndron prapa dështimit për të fituar çmime, akuzave për përdhunim dhe kartonit të kuq

Mediumi kredibil italian La Repubblica pretendon se Cristiano Ronaldo beson se Real Madridi është pas një komploti për ta përulur atë, duke përfshirë edhe akuzat për përdhunim.

Sipas gazetës italiane, marrëdhëniet e Ronaldos me Los Merengues u ndërprenë përfundimisht në muajin dhjetor.

Në mes të një gjykate për mashtrimin e taksave, Real Madridi dhe Presidenti Florentino Perez refuzuan të mbështesin lojtarin e tyre kryesor, ndërkohë që ai ndjeu se klubi ishte përgjegjës për këtë gabim të kontabilitetit.

Lexo po ashtu Ronaldo akuzohet nga një femër se e ka përdhunuar në vitin 2009 dhe e ka paguar që të mos flasë

Kjo bëri që sulmuesi portugez të vendos largimin drejt Juventusit gjatë verës për një shifër të raportuar mbi 100 milionë euro.

Por, mediumi Repubblica ka një teori të jashtëzakonshme që Ronaldo beson se Real Madridi është prapa akuzave për të.

 

Ata pretendojnë se Ronaldo është i bindur se gjithçka që po ndodh (dështimi për të fituar çmime, akuzat për përdhunim, kartoni i tij i kuq kundër Valencias, ikja e sponsorëve) është duke marrë formën e një konspiracioni me Perezin mbrapa tij.

Lexo po ashtu Modric zgjidhet 'Lojtari i Vitit' nga FIFA

“Ai sigurisht nuk është i qetë dhe i fokusuar, siç shihet në ndeshjet e para të sezonit”, thuhet në njoftimin e mediumit italian.

Ndryshe, Ronaldo ende nuk ka treguar formën e tij më të mirë te Juventusi edhe pse deri më tani ka gjetur tri herë rrugën e rrjetës. /Telegrafi/

Exit mobile version