Telegrafi

Ronaldo bëhet baba për të katërtën herë, Georgina sjell në jetë vajzën e tyre (Foto)

Getty Images

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë bërë prindër të një vajze.

Ky është fëmija i parë i përbashkët i çiftit, ndërsa është i katërti për superyllin e Real Madridit.

(Foto: Getty Images)

CR7 është baba i një fjali shtatëvjeçar, Cristiano Jr., i cili ka lindur përmes një nëne surrogate.

Po ashtu, para disa muajsh, ai u bë baba i binjakëve, Eva dhe Mate, të cilën lindën po ashtu përmes një nëne surrogate.

Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo: Të jesh baba është diçka shumë unike

“Alana Martina sapo ka lindur! Të dyja, Geo dhe Alana janë mirë! Të gjithë jemi shumë të lumtur!”, ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale.

Postimin e tij e ka shoqëruar edhe me një fotografi të përbashkët me djalin dhe të dashurën.

22-vjeçarja Georgina duket mjaft e lumtur në fotografinë e realizuar në dhomën e spitalit me Ronaldon dhe Cristiano Jr.

Alana është fëmija i parë i Cristianos që vjen nga një lidhje dashurie. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)