Cristiano Ronaldo është shfaqur tejet në disponim në grumbullim me kombëtaren portugeze.
Superylli i Realit është i suspenduar për pesë ndeshje me klubin e tij për shkak të një gjesti josportiv në Superkupën ndaj Barcelonës.
Dhe, mungesa larg prej fushave të blerta e ka bërë atë që t’i mungojë atmosfera e lojës që pritet ta shijojë me kombëtaren.
Ai është pritur shumë mirë nga shokët e kombëtares në kampion stërvitor të Portugalisë dhe këtë vet lojtari e ka shprehur në rrjetet sociale.
“Sa mirë që jam kthyer sërish në kombëtare”, u shpreh Ronaldo në foton e postuar.
Cristiano është top golashënuesi i kombëtares së Portugalisë. /Telegrafi/
Nice to be back to the National Team!🇵🇹💪 pic.twitter.com/QBFYtmUTIP
— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) August 29, 2017