Telegrafi

Ronaldo arrin 200 ndeshje me Portugalinë, nderohet nga federata dhe tifozët

Cristiano Ronaldo është nderuar sot (e premte) nga të gjithë pas arritjes së shifrës së 200 ndeshjeve me Përfaqësuesen e Portugalisë.

Portugalia po luan sot ndaj Sllovakisë në ndeshjen e Grupi J, të vlefshme për eliminatoret e Euro 2024.

Megjithatë, kjo ndeshje ka një kuptim të veçantë për legjendën portugeze, Cristiano Ronaldo, i cili po zhvillon ndeshjen e 200 me fanellën e Portugalisë dhe kjo nuk e la pa u nderuar.

Pa filluar ndeshja, drejtuesit e Federatës Portugeze të Futbollit nderuan Ronaldon me një çmim.

Përveç kësaj, tifozët portugez në “Estadio do Dragao” kishin përgatitur një koreografi speciale për idhullin e tyre.

Në tribunë, nëna dhe familja e Ronaldos u panë të emocionuar, kur sulmuesi po nderohej nga i pari i federatës.

Ndryshe, në 200 ndeshje me Portugalinë në të gjitha garat, Ronaldo ka shënuar plot 123 gola dhe 44 asistime. /Telegrafi/