Telegrafi

Ronaldo akuzohet nga një femër se e ka përdhunuar në vitin 2009 dhe e ka paguar që të mos flasë

Cristiano Ronaldo (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Cristiano Ronaldo është një prej sportistëve më të popullarizuar në botë dhe është i njohur për veprime të shumta humane, ndërkohë që deri më tani ka arritur të qëndrojë larg skandaleve.

Mirëpo, siç transmeton Der Spiegel, një femër nga Las Vegasi e ka akuzuar sportistin portugez se e ka përdhunuar në një hotel në vitin 2009.

34-vjeçarja Kathryn Mayorga në akuzat e saja ka thënë se superylli i Juventusit e ka përdhunuar pikërisht në Las Vegas para nëntë vitesh, ndërsa tash ka vendosur të flasë për herë të parë publikisht për këtë gjë.

Për më shumë, sipas saj, Ronaldo e ka paguar 375.000 dollarë (323.150 euro) që ajo të mos flasë kurrë për këtë temë.

Lexo po ashtu Lajmet për RONALDON

Avokati i saj është duke e analizuar marrëveshjen e arritur mes saj dhe CR7, ndërsa planifikon të bëjë padi gjyqësore në Nevada.

Në bazë të pohimit të saj, 33-vjeçari e ka përdhunuar analisht, ndërsa më pas e ka pyetur nëse ka pasur dhimbje.

Ronaldo i ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se marrëdhënia seksuale është kryer me pajtimin e të dyja palëve.

Mirëpo, avokati i Mayorga pohon se e ka një pjesë të dokumentit, ku futbollisti ka rrëfyer se çfarë ka ndodhur atë natë.

“Ajo tha jo dhe ndalu disa herë”, citohet të jenë fjalët e CR7 në atë dokument, me të cilin edhe ka arritur marrëveshje jashtë gjykatës me Kathryn, në mënyrë që ajo të mos ngrejë padi.

Der Spiegel për herë të parë ka raportuar në lidhje me këtë rast para një viti e gjysmë, ndërsa tash thuhet se ekzistojnë më shumë detaje për rastin. /Telegrafi/