Ronaldinho do të qëndronte pas Lionel Messit edhe nëse ky vendos të lartohet nga Barcelona dhe Camp Nou.
Messi ka arritur marrëveshje për kontratën e re verën e shkuar, por ende nuk e ka nënshkruar atë për ta parë të Barcelona deri në vitin 2021.
Katër herë fituesi i Topit të Artë ka qenë i lidhur me shumë skuadra, ndërsa Pep Guardiola me Manchester Cityt e tij mbetet në pozitën e parë.
Messi e kishte zëvendësuar Ronaldinhon te Barca duke e marr edhe numrin 10 kur brazilian la klubin.
“Është e vështirë për mua ta them pas e kam mik të afërt. Si shokë do të brohoras gjithmonë për lumturinë e tij”.
“Nëse prek zemrën e tij dhe vendos të shkojë në një klub tjetër edhe pse unë jam një ambasador i Barcelonës – do ta mbështesja, por do të doja që ai të qëndronte në Barcelonë”.
“Kudo që luan ai do të bëjë diferencën në një ndeshje futbolli”. Ka thënë Ronaldinho. /Telegrafi/