Telegrafi

Ronaldinho: Do ta pëlqeja që Messi dhe Neymar të luanin sërish te Barcelona

Ronaldinho ka thënë se do ta pëlqente që Lionel Messi dhe Neymar të luanin sërish së bashku te Barcelona.

Legjenda brazilian deklaroi se ylli argjentinas është lojtari më i mirë në botë dhe kjo e dëshmon se për dhjetë vite e ka dominuar futbollin.

“Më pëlqen që shokët e mi të jenë të lumtur. Por, është logjike, do ta pëlqeja nëse Neymar do të luante sërish me Messin dhe Luis Suarezin”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu Neymari nuk e respekton as PSG-në e as tifozët, Petit me kritika për brazilianin

“Kur luanin së bashku, ishin treshja më e frikshme në Evropë dhe nuk kam dyshime se suksesi aty do të mungonte, ata janë fantastik kur luajnë së bashku”, ka shtuar më tej Ronaldinho.

Neymari e kishte kërkuar rikthimin te Barcelona në këtë verë që shkoi, por që Paris Saint-Germain refuzoi ta shiste dhe në fund vendosi të qëndronte në Parkun e Princave. /Telegrafi/