Ronaldinho ka thënë se do ta pëlqente që Lionel Messi dhe Neymar të luanin sërish së bashku te Barcelona.
Legjenda brazilian deklaroi se ylli argjentinas është lojtari më i mirë në botë dhe kjo e dëshmon se për dhjetë vite e ka dominuar futbollin.
“Më pëlqen që shokët e mi të jenë të lumtur. Por, është logjike, do ta pëlqeja nëse Neymar do të luante sërish me Messin dhe Luis Suarezin”, ka thënë ai.
“Kur luanin së bashku, ishin treshja më e frikshme në Evropë dhe nuk kam dyshime se suksesi aty do të mungonte, ata janë fantastik kur luajnë së bashku”, ka shtuar më tej Ronaldinho.
Neymari e kishte kërkuar rikthimin te Barcelona në këtë verë që shkoi, por që Paris Saint-Germain refuzoi ta shiste dhe në fund vendosi të qëndronte në Parkun e Princave. /Telegrafi/