Site icon Telegrafi

Ronaldinho: Messi nuk është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave

Ish-ylli i Barcelonës dhe Milanit, Ronaldinho nuk ka mundur ta cilësoj yllin argjentinas, Lionel Messi si “më i miri i të gjitha kohërave”.

Messi fitoi Topin e Artë të gjashtë në fillim të këtij muaji, duke konfirmuar se ai është më i miri në botë.

Por, Ronaldinho ka pranuar ta cilësoj 32-vjeçarin vetëm “më të mirën e epokës së tij” dhe jo më të mirin e të gjitha kohërave.

Lexo po ashtu Top 20 lojtarët më të mirë në Evropë aktualisht

“Unë jam i kënaqur që Messi fitoi Topin e Artë. Ne ishim gjithashtu miq gjatë kohës sonë në Barcelona”, ka thënë fillimisht Ronaldinho për Marca.

“Por nuk më pëlqen të krahasoj dhe e kam të vështirë të them se ai është më i miri i të gjitha kohërave”.

Ronaldinho dhe Messi gjatë kohës sa ishin bashkëlojtar te Barcelona

Ish-reprezentuesi brazilian përmendi emra legjendash të Brazilit dhe Argjentinës kur u desh të zgjidhte për më të mirin.

Lexo po ashtu Suarez zgjedh pesë sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, CR7 nuk është pjesë e listës

“Kishte [Diego] Maradona, Pele, Ronaldo … është e vështirë të thuhet se Messi është më i miri gjatë historisë së futbollit”.

“Mund të them se ai është më i miri i epokës së tij”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/

Exit mobile version