Sulmuesi brazilian, Ronaldinho do të kthehet të luajë në Evropë pasi ka arritur një marrëveshje me klubin turk, Antalyaspor.
Ai do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare me mundësi të vazhdimit për një edicion tjetër, raportojnë mediat turke.
Rol të rëndësishëm në transferimin e tij luajti sulmuesi i Antalyaspor, Samuel Eto’o i cili sezonin e ardhshëm do të luajë përkrah Ronaldinhos.
Eto’o dhe Ronaldinho ishin një nga dyshet më të mirë në botë sa ishin pjesë e Barcelonës.