Telegrafi

Ronaldinho: Çështje kohe kur Neymar do ta fitojë ‘Topin e Artë’

Ronaldinho beson se Neymar një ditë do ta fitojnë çmimin më të madh individual për futbollistë, Topin e Artë.

Sulmuesi i talentuar brazilian po përjeton një super-formë këtë sezon me Barcelonën, duke qenë protagonist me dy gola në eliminimin më të madh në Ligën e Kampionëve ndaj PSG-së, ku shënoi dy gola në fitoren 6-1.

Këto ndeshje të këtij sezoni dhe forma e shfaqur në sezonet e kaluara ka bërë që Neymar të lavdërohet nga shumë ikona të futbollit botëror.

Lexo po ashtu Gazeta madrilene: Ky lojtar i Barcelonës e meriton ‘Topin e Artë’

I fundit është bashkëkombësi i tij, Ronaldinho, i cili beson se Neymar shumë shpejt mund ta fitojë ‘Topin e Artë’, përcjell Telegrafi.

“Ne me të vërtetë shpresojmë se ai një ditë mund të fitojë Topin e Artë dhe të vazhdojë suksesin e tij”, ka thënë fillimisht Ronaldinho.

“Kjo është vetëm një çështje kohe se kur do ta fitojë”, përfundoi ish-ylli brazilian.

Lexo po ashtu Cafu: Neymari do ta thyej rekordin e golave të Peles

Ndryshe, për Neymarit fjalë të mira foli edhe legjenda tjetër braziliane, Cafu.

Sipas Cafus, sulmuesi i Barcelonës do të thyej rekordin e golave të mbajtur tash e sa kohë nga legjenda e madhe, Pele. /Telegrafi/