Telegrafi

Ronald Koeman mund të transformojë Barcelonën me disa top transferime – kështu mund të duket formacioni

Është vetëm çështje orësh kur Ronald Koeman do të prezantohet si trajner i ri i Barcelonës.

Strategu holandez do të largohet nga Tulipanët, për të zënë vendin e Quique Setien që u shkarkua mbrëmë.

Koeman do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me Barcelonën me mundësi vazhdimi, derisa planifikon që Donny van de Beek të jetë transferimi i tij i parë.

Eric Garcia pritet që të rikthehet në Camp Nou, pasi kaloi te Manchester City në vitin 2017, mirëpo është i gatshëm që të luajë sërish për Barcelonën.

Mesfusha do të jetë me Van de Beekun e Ajaxit, Miralem Pjanicin tashmë të transferuar dhe Frenkie de Jongun.

Lionel Messi në sulm mund të ndihmohet nga Richarlison i Evertonit dhe Lautaro Martinez i Interit, e që ky formacion duket si ambicioz për fitimin e trofeve.

Mbetet të shihet nëse Koeman do të mund t’i realizojë këto shënjestra te Barcelona. /Telegrafi/

Foto: The Sun