Telegrafi

Rona Nishliu sjell “Me lule t’bukura”

Rona Nishliu (Foto: YouTube)

Në kuadër të albumit të saj, “Mindil” këngëtarja e njohur Rona Nishliu ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, “Me lule t’bukura”.

Kënga vjen si një ripërpunim i këngës së vjetër shqipe, e cila është kënduar nga shumë artistë të njohur.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ky projekt vjen i vizualizuar edhe me klip, në të cilin këngëtarja vjen mjaft tërheqëse dhe unike me stilin e saj.

Rona Nishliu (Foto: YouTube)

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit vendor, ASHA.

Rona ka qenë shumë aktive muajve të fundit me publikimin e ripërpunimeve të veçanta që po iu bënë këngëve me vlera shqipe. /Telegrafi/