Këngëtarja e njohur, Rona Nishliu, është në pritje që të bëhet nënë.
Vitin e kaluar Rona kurorëzoi dashurinë e saj duke u martuar pas pesë vitesh në lidhje me të dashurin e saj.
Pas tetë muajve shtatzënë, Rona ka rrëfyer se është shtatzënë para promovimit të albumit të saj “Mindili”.
“Ky album shkon për ty, që jam duke të mbajtur prej disa muajsh brenda meje, duke pritur ende për takimin e parë. Ti dhe të gjithë fëmijët duhet të zbuloni se çfarë e inspiron muzikën tonë kombëtare dhe regjionale. Pas dëgjimit të këngëve të mia, hulumtimit për performancat dhe këngët origjinale të pazëvendësueshmeve, Nexhmije Pagarusha, Rexho Mulliqi, Rifat Kukaj, Tish Daija, Rashid Krasniqi, Muharrem Qena, Jusuf Gërvalla, MAK Roc Band, Esma Redzepova, Zajzi Trio etj. Jam falenderuese për të gjithë autorët dhe performuesit dhe trashëgimin e tyre të pavdekshme dhe inspirimin që ende bartin”, janë fjalët e shkruara në albumin e Ronës.
Këngëtarja gëzon arritjen më të madhe në historinë e muzikës shqiptare me paraqitjen e saj në Eurosong dhe suksesin historik duke arritur vendin e pestë. /Telegrafi/