Site icon Telegrafi

Rona Nishliu publikon fotografi të ëmbël me bashkëshortin, teksa nuk i kursen fjalët më të mira për të

Foto: Rina Nishliu/Instagram

Këngëtarja e njohur, Rona Nishliu, është duke e shijuar në maksimum jetën e saj familjare.

Ajo është nënë e një vajze, të cilën ajo dhe bashkëshorti i saj e kanë quajtur Noa, teksa vetëm pak ditë më parë festuan njëvjetorin e lindjes së saj.

Rona ndërkohë është herë pas here aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, Nishliu ka publikuar një imazh shumë të veçantë përkrah bashkëshortit, në mbishkrimin e së cilit ka treguar një nga vetitë më të mira të përshtatshmërisë së bashkëshortit.

“Ky djalë, kombinohet mirë me ambientin, gjithmonë! Pa dashje ndodh dhe mua m’vjen inat”, ka shkruar Nishliu.

Çifti jetojnë së bashku në Tiranë me vajzën e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version