Telegrafi

Rona Nishliu pranon dhuratë të veçantë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Foto: Rona Nishliu/Instagram

Më 8 shtator këngëtarja Rona Nishliu i dha fund beqarisë, duke kurorëzuar lidhjen e saj disa vjeçare me martesë.

Këtë gjë këngëtarja shqiptare e bëri në një ceremoni private në Tiranë, ndërsa ka mbajtur larg vëmendjes së medieve bashkëshortin e saj, Florin.

Fotografi nga martesa e Rona Nishliut (Foto: Facebook)

Pas martesës, çifti u nisën drejt Italisë për të kaluar muajin e mjaltit.

Nga fotografitë e publikuara në rrjetin social Instagram, Rona u ka treguar ndjekësve të saj për momentet e këndshme që është duke kaluar atje.

Për martesën e tyre, çifti mesa duket janë përshëndetur edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili iu ka dërguar një dhuratë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në disa imazhe të hedhura në InstaStory, këngëtarja Nishliu bën të ditur dhuratën që ka pranuar nga kryeministri i Rama, e që është një shishe verë, në të cilën janë të stampuara edhe simbolet e Shqipërisë.

“Faleminderit për kujdesin tuaj dhe të institucionit”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë në shenjë falënderimi. /Telegrafi/

Foto: Rona Nishliu/InstaStory