Telegrafi

Rona Nishliu kërkon drejtësi për Astrit Deharin (Foto)

Këngëtarja e njohur Rona Nishliu mesa duket është prekur shumë nga ngjarja e fundit që ka ndodhur në burgun e Prizrenit.

Humbja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit ka qenë kryetemë e mediave dhe rrjeteve sociale, të cilët gjatë gjithë këtyre ditëve kanë publikuar statuse të ndryshme përcjellur me hashtagun: “#DrejtesipërAstritin”.

Lexo po ashtu I jepet lamtumira e fundit Astrit Deharit, tani pushon pranë vëllait të tij (Foto)

Një gjë të tillë e ka bërë edhe këngëtarja Nishliu, e cila ka publikuar në llogarinë personale në Fafacebook një status dedikuar kësaj ngjarje:

“Rrimë gatitu para së keqes që na ka mbështjellë, mu sikur dhjami muskujt e pakët të një obezi…Pa fjalë, pa vepër! Më vjen keq për çnjerëzoren që mbretëron mes nesh. Më vjen shumë keq”, kanë qenë fjalët e këngëtares. /Telegrafi/