Telegrafi

Rona Nishliu e transformuar tërësisht, vjen me pamje krejt ndryshe në fotografinë e fundit

Foto: Rona Nishliu/Instagram

Këngëtarja e njohur Rona Nishliu ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.

Ajo është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, ndonëse nuk edhe shumë aktive.

Megjithatë, së fundmi Nishliu publikoi një fotografi, ku dukej më ndryshe se zakonisht.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

E transformuar tërësisht dhe me një pamje të freskët, Rona arriti që të pëlqehet shumë nga fansat e saj.

“Nuk mund tu besoja syve të mi, ku pash këtë grim në pasqyrë”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë, duke iu falënderuar grimerit për makijazhin që i realizoi.

Rona është shumë e pëlqyer për këngët dhe stilin e saj në të kënduar.

Ajo ende mban rekordin më të lartë të shënuar ndonjëherë në historinë e Shqipërisë në “Eurovision”, pasi në vitin 2012 kishte arritur të rangohet e pesta në këtë kompeticion. /Telegrafi/