Shqipëria e humbi ndeshjen debutuese në ‘Euro 2016’, por shqiptarët nuk e kanë humbur shpresën.
Ndër ta është edhe Rona Nishliu, e cila është shprehur e emocionuar pas sfidës ndaj Zvicrës, të cilën Kuqezinjtë e humbën pa fat.
“Urime të gjithëve, lojë fantastike, pavarësisht rezultatit! Bravo djelmosha”, ka shkruar këngëtarja pas ndeshjes.
“Asnjëherë nuk ndalëm së besuari! Një ëndërr e pritur gjatë. E lumtur që përjetoj këtë emocion. Pasion në zemrat tona”, ka shkruar ajo pastaj. /Telegrafi/