Roma e ka refuzuar ofertën e re të Chelseat për Radja Nainggolan në vlerë prej 32 milionë eurosh plus tre milionë të tjera në formë bonusesh.
Giallorossët duan ta mbajnë mesfushorin, mirëpo shumat e mëdha që po ofrohen për shërbimet e tij, mund t’ua ndërrojnë mendjen shefave të klubit.
Sipas Sky Sport Italia, klubi kryeqytetas i ka thënë ‘jo’ edhe një tjetër oferte të Bluve, të cilët nuk po dorëzohen.
Roma gjithmonë ka thënë se Nainggolan nuk është shitje dhe mund ta mbajë lojtarin nëse dëshiron.
Ndërkohë, në një situatë tjetër është Miralem Pjanic, i cili ka një klauzolë prej 38 milionë eurosh dhe kushdo që e paguan mund t’ia prishë kontratën. /Telegrafi/