Site icon Telegrafi

Romero dhe Mac Allister përplasen në rrjetet sociale pas skandalit në Londër ku Liverpooli u dëmtua nga VAR

Liverpooli ka pësuar humbje 2-1 nga Tottenham Hotspur në një ndeshje që duket se nuk do të mbarojë kurrë, pasi vazhdon të diskutohet për të pas përfundimit të saj.

The Reds u dëmtuan rëndë pasi iu mohua një gol i pastër nga Luiz Diaz dhe nuk u rishikua VAR-i, derisa më vonë Liga Premier ka pranuar gabimin duke kërkuar falje.

Por kjo ndeshje ka bërë që të përplasen edhe dy bashkëkombës, argjentinasit Alexis Mac Allister dhe Cristiano Romero.

Lexo po ashtu Liga Premier pranon gabimin trashanik në dëm të Liverpoolit kur iu anulua goli i rregullt

Ishte mbrojtësi argjentinas i Spurs, Cristian Romero që publikoi një fotografi në profilin e tij duke lavdëruar shpirtin e ekipit.

“Ky ekip ka shpirt të madh, zemër të madhe. Gjithmonë kështu, të gjithë së bashku”, ka shkruar Romero.

Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur komenti nga Alexis Mac Allister, mesfushori i Liverpoolit.

“Normal kur ke 12 lojtarë”, ka shkruar Mac Allister, derisa Romero iu përgjigj në mënyrë epike.

“Qaj në shtëpi”, i ka replikuar qendërmbrojtësi argjentinas, derisa më vonë është fshirë komenti.

Gjithsesi mediat e ndryshme në Ishull e kanë ruajtur replikën dhe tanimë komentet e dyshes argjentinase janë bërë virale në rrjet. /Telegrafi/ 

 

 

Exit mobile version