Telegrafi

Romero arrin për teste mjekësore te Juventusi

Cristian Romero (Foto: Juventus FC/Twitter)

Mbrojtësi i Genoas, Cristian Romero, ka arritur për testet mjekësore te Juventusi.

Mbrojtësi argjentinas është shumë afër ta kompletojë transferimin te Zonja e Vjetër, pasi sot (9 korrik) do t’u nënshtrohet testeve mjekësore.

Lojtari 21-vjeçar ka kohë që po kërkohet nga Bianconerët, ndërsa më në fund po realizohet transferimi i mbrojtësit nga rivali i Serie A.

Lexo po ashtu Cristian Romero në javën e ardhshme do t'u nënshtrohet testeve mjekësore te Juventusi

Juventusi do të paguajnë 15-20 milionë euro për shërbimet e Romeros, por ai nuk do të qëndrojë edhe për shumë gjatë në Allianz Stadium.

Mbrojtësi i talentuar do të huazohet te ndonjë skuadër nga Serie A që të fitojë më shumë eksperiencë, e që Genoa është favorite për ta mbajtur në skuadër, derisa destinacion i mundshëm është edhe Atalanta. /Telegrafi/