Romeo Veshaj është pa diskutim një nga banorët më dinamik në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Së fundmi, ai para banorëve ka treguar emrin e ish-dashurës së tij, një lidhje që ka qenë e përfolur në shtypin rozë.
Në kuadër të lojës “E vërtetë apo Sfidë”, ai ka thënë se ish e dashura e tij e tij ishte Aleksia Peleshi.
“Ish e dashura ime, siç është ditur edhe në medie, është… Aleksia”, u shpreh Romeo, madje duke shtuar se arsyeja e ndarjes ishte “mospërputhje e karaktereve”.
Sidoqoftë, kjo lidhje i mbetet të shkuarës, duke qenë se Romeo ka pëlqim jashtëzakonisht të theksuar ndaj Heidi Bacit, me të cilën krijoi një romancë.
Ndonëse lidhje e tyre për momentin është duke pasur komplikime, ai së fundmi theksoi se Heidi mbetet vajza të cilën e ka dashur më së shumti deri më tani. /Telegrafi/