Telegrafi

Romeo Veshaj flet për emisionin e ri me Donaldin, nuk pranon të përgjigjet nëse Bora Zemani do të jetë e ftuara e parë

Aktorët dhe prezantuesit, Donald dhe Romeo Veshaj kohë më parë paralajmëruar se do të riktheheshin në ekran me një emision të ri.

Pas shume thashethemeve se dyshja kanë anuluar emisioni pas hatërmbetjeve të Donaldit me produksionin e Big Brother VIP, dyshja tashmë kanë hedhur poshtë këta zëra, pasi pritet të rikthehen këtë të premten (29 prill) me emisionin “Më lër të flas”.

I ftuar së fundmi në emisionin “Goca dhe Gra”, Romeo ka folur rreth emisioni dhe përbërjes së tij, por duke mos dhënë shumë detaje.

Foto: Top Channel/YouTube

“Do jemi në trajtën e një ‘late night show’. Në puntatën e parë të ftuarit e parë do të jenë ‘bombë’. Ka për të qenë diçka që nuk është parë më parë. Përveç intervistave do të ketë skeçe, lajme, lojëra. Diçka që nuk është parë asnjëherë, unë nuk kam drama, por Donaldi ka”.

Kohë më parë u përfol se në emisionin e parë se e ftuar do të jetë prezantuesja e njohur shqiptare dhe ish-partnerja e Donaldit, Bora Zemani, i pyetur për këtë Romeo nuk pranoi të përgjigjej dhe nxori tabelën “Mos më bëj të flas”, duke thënë se nuk i takon atij të flas për këtë.

Foto: Bora Zemani/Instagram

Ndërsa i pyetur nëse do të ketë gjurmë të Big Brother VIP, Romeo u shpreh se kjo është e pashmangshme pas pjesëmarrjes së Donaldit.

“Big Brother tek Donaldi është i pashmangshëm. Do, s’do ai është i lidhur me të. Në episodin e parë mund të ketë prekje të vogla të BBV por jo që të flitet vetëm për të”, u shpreh Romeo.

Lexo po ashtu Debati i ashpër dhe akuzat e Einxhel Shkirës kundër vëllezërve Veshaj në Big Brother VIP, Romeo: Nuk jemi përballur ende

Kujtojmë që përveç romancës me Donaldi, Bora kohë më parë kishte drejtuar një emision bashkë me të dhe Romeon, ndërkohë këtë herë aktori dhe prezantuesi tha se “Më lër të flas” do të drejtohet vetëm nga vëllezërit. /Telegrafi/