Site icon Telegrafi

Romelu Lukaku shënon het-trik në fitoren e Belgjikës ndaj Suedisë

Belgjika mposhti Suedinë me rezultat 3-0 në ndeshjen e parë të kualifikimeve në Grupin F për Kampionatin Evropian.

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku ka shënuar het-trik .

Belgët, me përzgjedhësin e ri, Domenico Tedesco, kaluan në avantazh në minutën e 35-të.

Dodi Lukebakio harkoi nga e djathta, dhe Lukaku u hodh dhe e dërgoi topin me kokë në rrjetën e portierit suedez Robin Olsen.

E njëjta dyshe ishte përgjegjëse edhe për golin e dytë, vetëm se Lukebakio u fut në zonën e penalltisë së Suedisë në minutën e 49-të dhe gjeti Lukakun me një top të mirë në zonë, ku sulmuesi e qoi në rrjetë.

Ai shënoi për 3-0 në minutën e 83-të, kur Johan Bakayoko asistoi te Lukaku që shënoi golin e het-trikut.

Së bashku me Belgjikën dhe Suedinë, në Grupi F janë edhe Austria, Estonia dhe Azerbajxhani. /Telegrafi/

Exit mobile version