Romelu Lukaku është sulmuar me komente nga tifozët e Chelseat pas një tjetër paraqitjeje të dobët për Blutë e Londrës.
Lukaku kishte vetëm dy prekje të topit në pjesën e parë të ndeshjes të së shtunës në Ligën Premier kundër Crystal Palace.
Për t’i bërë gjërat më keq për belgun, një nga ato prekje ishte nisja e ndeshjes në “Selhurst Park”.
2 – Romelu Lukaku had just two touches of the ball in the first half against Crystal Palace, with one of those being the first pass of the game from kick-off. Ghosted. pic.twitter.com/lS4zCe3FQp
— OptaJoe (@OptaJoe) February 19, 2022
Lukaku provoi të bëjë më shumë pas pjesës së parë, ndërsa Chelsea arriti t’i marr tri pikë me një gol të shënuar në minutat e fundit nga Hakim Ziyech.
Pavarësisht fitores, tifozët e Chelseat ishin të pakënaqur me kontributin e Lukakut në këtë ndeshje.
Romelu Lukaku has only touched the ball twice in the first half against Crystal Palace.
One of those was from kick off 😳 pic.twitter.com/WHQY062xSu
— ESPN FC (@ESPNFC) February 19, 2022
“Çfarë kuptimi ka të luajmë Lukakun, në çdo ndeshje kur është dukshëm e qartë se ai është problemi me krijimin e rasteve tona”, shkroi një tifoz i Chelseat në Tëitter.
Një tjetër shkroi: “Pse luajmë me Lukakun nëse lojtarët pas tij nuk janë mjaftueshëm të aftë ose kompetent për t’i dhuruar topa”.
Belgu e mbylli ndeshjen me shtatë prekje në total, që është një numër i vogël në krahasim me atë që japin sulmuesit.
Romelu Lukaku had just seven touches for Chelsea today despite playing the entire game 😔 pic.twitter.com/5sZihGJ8mx
— GOAL News (@GoalNews) February 19, 2022
Lukaku ka pasur një sezon zhgënjyes që kur u ribashkua me Chelsea për një transferim prej 115 milionë eurove nga Interi verën e kaluar.
Reprezentuesi belg ka shënuar 10 gola në 27 paraqitje për Blutë e Londrës, por është kritikuar për paraqitjet e tij, veçanërisht në Ligën Premier./Telegrafi/