Romelu Lukaku ka thënë se shpreson të bëjë debutimin e tij të dytë me Chelsean këtë fundjavë, duke thënë se është i gatshëm.
Ai shtoi se është Thomas Tuchel ai që do të vendos për këtë, por për ndeshjen me Arsenalin, ai është i gatshëm.
Së fundmi Lukaku ka zgjedhur edhe fanellën me numrin 9-të te Chelsea për këtë sezon.
RL9. #️⃣ pic.twitter.com/1hLJdzzPDA
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 18, 2021
Sulmuesi mori numrin që u la i lirë nga Tammy Abraham që kaloi te Roma, ndërsa Lukaku do të vazhdojë me të njëjtin numër në fanellë që e kishte te Interi sezonin e kaluar.
Introducing your new number… 👀
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 18, 2021
Belgu mori pjesë në stërvitjen e tij të parë zyrtare me shokët e tij të rinj të Chelseat në Cobham dje, pasi përfundoi periudhën e shkurtër të izolim pas përfundimit të transferimit të tij. /Telegrafi/