Sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku, ka acarrur në masë të madhe superyllin portugez, Cristiano Ronaldo.
Lukaku me anë të një komenti në Instagram ka nervozuar ish yllin e skuadrës së tij.
Ronaldo me anë të një postimi ka kritikuar autoritetet për dënimin e tij me suspendim prej pesë ndeshje dhe ka thënë se padrejtësitë e bëjnë atë më të lumtur.
Këtë postim serioz e shfrytëzoi për të bërë shaka sulmuesi i Manchester United, i cili u tall keq me yllin portugez.
“Messi është më i mirë shok”, ka shkruar Lukaku në koment në foton e Ronaldos.
Deri tash CR7 ka refuzuar t’i përgjigjet një komenti të tillë, por sigurisht se ai mund të jetë acarruar prej tij. /Telegrafi/