Roma ka arritur të luajë një ndeshje të jashtëzakonshme kundër Barcelonës duke shënuar fitore me rezultat 3-0 dhe duke marrë një kualifikim historik.
Barcelona kishte fituar në ndeshjen e parë me rezultat 4-1 dhe me rezultat të përgjithshëm 4-4, romakët kalojën tutje.
Romakët e filluan ndeshjen me gol, pasi që në minutën e tetë Edin Dzeko shënoi për 1-0.
Edhe pse kishte raste me Schick dhe Dzeko rezultati nuk u ndryshua.
Pjesa e dytë ishte shumë e fortë me Romën që kërkonte golin dhe sulmonte.
Minuta e 57-të solli edhe momentin vendimtar të ndeshjes. Sulmuesi Dzeko rrëzohet në zonë nga Pique dhe gjyqtari akordon penallti.
Nga pika e bardhë i saktë doli të jetë De Rossi për 2-0.
Minutat e fundit kishin vetëm një histori me Romën që kërkonte me çdo kusht golin.
Stephan El Shaaraëy gjuan në minutën e 82-të, por Ter Stegen ruan portën me një pritje fantastike.
Se Roma besonte dhe e kërkonte kualifikimin tregonin minutat e fundit, ku pareshtur sulmonte.
Zhvillohej minuta e 82 ku Under harkon nga goditja e dënimit dhe me kokë Konstas Manolas, shënoi për 3-0.
Festë e madhe e romakëve pas golit.
Minutat e fundit Barcelona është kthyer të luajë, por romakët si rrallë herë u treguan italianë duke mos lejuar të preket porta.
Festë e madhe e Romës pas përfundimit të ndeshjes që e shohin vetëm në katër klubet më të mira të Evropës për këtë edicion. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=SNRPjcnnk_E