Afrona Dika ka realizuar një foto sesion për fotografin Agon Gjionfcin.
Një prej fotografive që ka publikuar, e dashura e këngëtarit Blero shihet tejet elegante me një fustan transparent.
“Elegancë quhet kur bukuria e jashtme është e njëjtë me të jashtmen”, ka shkruar Afrona me këtë rast në Instagram, transmeton Telegrafi.
Por, në mbrëmje Blero i ka bërë një pritje romantike me trëndafila dhe qirinj, të cilën gjë e ka bërë të ditur Afrona duke shpërndarë një fotografi në llogarinë personale në Instagram.
Kujtojmë se Afrona dhe Blero ka kohë që janë në lidhje dhe kanë paralajmëruar se romanën do ta kurorëzojnë me martesë. /Telegrafi/