Site icon Telegrafi

Romantike, elegante: Disa ide për të marrë frymëzim se si të veshësh fundin me tyl

Fundi me tyl është i famshëm për elegancën dhe ndryshimin që bën në veshje, megjithatë, jo gjithnjë mund të qëllosh me kombinimet

Dikush e konsideron një veshje pak si shumë të vështirë për t’u kombinuar, por duke parë se trendet e fundit, nuk do të jetë e vështirë për ta përdorur në veshjet e përditshme.

Si zakonisht, rregulli është të argëtohemi: moda është në thelb një lojë dhe mjafton të dini të visheni me ironi dhe shije të mirë.

Këtu janë disa ide për të marrë frymëzim nga dhe lëreni veten të josheni nga blerjet.

Fund me xhaketë 

Kombinim shumë klasik dhe i veçantë, e vesh në zyrë dhe kur del në mbrëmje.

Fundi tyl me bluzë sportive

Një bluzë me zinxhir sportive e ngushtë dhe një fund i fryrë jep efektin e dëshiruar duke theksuar belin.

Xhaketa e shkurtër me fund e me tyl

Ky është kombinimi më klasik që mundet të realizosh. Gjej një xhaketë të shkurtër që është e prerë fiks për ty dhe kombinoje me fundin me tyl dhe taka të shkurtra, citon Anabel.

Xhaketë e shkurtër lëkure dhe fund me tyl

Zgjidh ngjyrat e duhura, vish një bluzë të ngushtë poshtë xhaketës dhe do dukesh “cool”, por aspak princeshë. /Telegrafi/

Exit mobile version