Klubi i Ligës Premier, Arsenali thuhet se dëshiron me çdo kusht transferimin e një qendërsulmuesi të ri gjatë viti 2025.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Arsenali është ende i interesuar të sjellë një sulmues të ri për të konkurruar me Kai Havertz në rolin e numrit 9.
Topçinjtë kishin monitoruar disa nga objektivat e tyre në afatit kalimtar të transferimeve të verës, por vendosën të mos nënshkruanin me ndonjë sulmues.
Ekziston mundësia që Arsenali më në fund të bëjë shtytjen për të nënshkruar me një qendërsulmues të ri për të ndihmuar në përmirësimin e shanset e tyre për të shënuar gola, qoftë në afatin kalimtar të janarit, qoftë në atë të verës 2025.
Megjithatë, Topçinjtë aktualisht janë plotësisht të përqendruar në edicionin aktual dhe janë të sigurt se do të konkurrojnë fuqishëm për trofe të mëdhenj me skuadrën aktuale.
Havertz ka qenë veçanërisht mbresëlënës në rolin e numrit 9, pasi ka shënuar gjashtë gola në 10 paraqitje deri më tani këtë sezon. /Telegrafi/