Telegrafi

Romancën në serialin “Erkenci Kus”, po e vazhdojnë edhe në jetën reale

Duket se dashurinë në serial, “Erkenci Kus”, po e vazhdojnë edhe në jetën reale.

Demet Ozdemir dhe Can Yaman janë aktorët kryesorë të serisë, gjersa janë parë së bashku edhe në ndejë gjer në orët e para të mëngjesit.

Mediat turke raportojnë se dyshja mori pjesë në ndejën e organizuar me rastin e ditëlindjes së aktores Aslı Zengin.

Pas ndejës private, çifti ka shkuar në një disko teksa janë argëtuar në shoqëri të njëri-tjetrit, ku thuhet se ka pasur edhe përkëdhelje mes tyre.

Në një fotografi të publikuar së fundi, 29-vjeçari shihet duke i kapur në disa raste faqen bukuroshes, tre vjet më të re në moshë se ai.

Lexo po ashtu E pranon prejardhjen shqiptare, Can Yaman: Jam nga Prishtina, gjyshen e kam nga Shkupi

“Ishim së bashku vetëm në një mbrëmje”, ishte përgjigja e aktores duke dal nga ndeja për të shtuar se nuk ka asgjë mes tyre.

Ndryshe, kujtojmë se Yaman kohë më parë kishte pranuar se ka prejardhje shqiptare. /Telegrafi/