Romanca dymujore e Irina Shayk dhe Kanye West ka mbaruar sipas raportimeve të Us Weekly, People dhe Entertainment Tonight.
Burime të shumta u thanë mediave se si ishin gjërat kauzale mes Shayk dhe West – dhe pse marrëdhënia e tyre nuk lulëzoi kurrë në diçka më serioze.
‘Përplasja’ e parë me West dhe Shayk ishte që kur Kim Kardashian bëri kërkesë për divorc nga reperi në muajin shkurt.
Lajmi për ndarjen e tyre vjen menjëherë pas takimit të Kanye me Kim në një lokal në Malibu të premten.
Një burim shpjegoi për Us Weekly se marrëdhënia e dyshes nuk ishte kurrë diçka shumë e thellë.
“Kanye dhe Irina janë ndarë, por ata kurrë nuk kishin filluar, nuk ka asgjë që po ndodh mes tyre”, tha burimi.
Para ndarjes, Entertainment Tonight raportoi nga disa burime që lidhja e tyre ishte e rastësishme. “Ata të dy po bëjnë punën e tyre dhe janë duke kaluar një kohë të mirë pa ndonjë gjë tjetër”.
Burime të shumta po ashtu konfirmuan ndarjen për People.
Një burim tjetër shtoi se “Kanye ka qenë i zënë duke punuar dhe duke kaluar kohë me fëmijët e tij. Ky është fokusi i tij. Ai nuk ka kohë të takohet tani. Ata mbeten vetëm miq”.
Kim dhe Kanye kanë bashkë katër fëmijë: North, Saint, Chicago dhe Psalm.
Modelja ruse në anën tjetër ka vetëm një vajzë të quajtur, Lea, me aktorin Bradley Cooper. /Telegrafi/