Telegrafi

Romanca e Kanye West dhe Irina Shayk nuk ishte asnjëherë serioze

Kanye West dhe Irina Shayk

Kanye West dhe Irina Shayk janë ndarë nga njëri-tjetri pak pas fillimit të romancës së tyre.

Burimet tregojnë për revistën People se lidhja e shkurtër e reperit 44-vjeçar me modelen, 35 vjeçe, ka marrë fund.

“Nuk ishte kurrë një gjë serioze”, ka thënë një burim.

Kanye West dhe Irina Shayk (Foto: Getty Images)

“Kanye ka qenë i zënë duke punuar dhe duke kaluar kohë me fëmijët e tij. Ky është fokusi i tij. Ai nuk ka kohë të takohet tani”, shton më tej burimi. “Ata mbeten vetëm miq”.

Lajmet për ndarjen e tyre vijnë pak më shumë se një muaj pasi një burim i tha People se Shayk ishte e pakënaqur me thashethemet e ndarjes së çiftit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kanye West

“Irina është shumë e mërzitur me gënjeshtrat për të dhe Kanye”, tha burimi në atë kohë. “Ata janë vetëm në takim”.

Dy yjet u panë së bashku në fillim të qershorit duke festuar ditëlindjen e 44 -të të reperit në Villa La Coste në Francë. Një burim më parë i tha People se West filloi të ndiqte Shayk, disa javë më parë dhe ata ishin shoqëruar në New York – ku jeton modelja.

Kanye West dhe Irina Shayk (Foto: Getty Images)

“Ai e ftoi atë në Francë dhe ajo me kënaqësi pranoi. Ata nuk janë zyrtarisht në lidhje, por ka interes nga të dyja palët”.

Ish-gruaja e West, Kim Kardashian – e cila bëri kërkesë për divorc në shkurt – ishte në dijeni të romancës para ditëlindjes së reperit.

Kardashian dhe West ndajnë: vajzat North, 8 vjeçe, dhe Chicago, 3 vjeçe dhe djemtë Saint, 5 vjeç, dhe Psalm, 2.

Kanye West dhe Kim Kardashian (Foto: Getty Images)

Shayk nga ana tjetër ndan vajzën Lea De Seine, 3 vjeçe, me ish-partnerin e saj, Bradley Cooper. /Telegrafi/