Site icon Telegrafi

Romanca e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck bëhet më serioze, por prioritet për çiftin janë fëmijët e tyre

Gjërat po bëhen më serioze midis Jennifer Lopez dhe Ben Affleck – por fëmijët e saj do të qëndrojnë gjithmonë prioritet, thonë burime pranë divës së muzikës pop.

Ndërsa ajo dhe partneri i saj po afrohen gjithnjë e më shumë, këngëtarja tre herë e martuar po mendon nëse, në moshën e saj ‘rrufeja mund të godasë sërish’ në jetën private, tha një ekspert.

“Ajo duhet të sigurohet që po merr parasysh fëmijët e saj”, tha burimi në lidhje me interpretuesen e “Jenny from the Block”, e cila ka binjakë 13 vjeçarë, Emme dhe Maximilian, me ish-burrin e saj, Marc Anthony . “Ata janë primarë për të”.

Ben Affleck (Foto: Getty Images)

Një burim tjetër tha se J.Lo dhe Affleck – të cilët filluan takimet për herë të parë në 2002 dhe ishin së bashku deri në 2004 – rindezën romancën në disa prej daljeve që kanë bërë së fundmi.

“Ajo është 51 vjeçe dhe gjithmonë i ka kushtuar rëndësi kimisë. Ajo po mendon se sa herë mund të godasë ‘rrufeja’. Ndjehet sikur ai është rritur që kur ishin së bashku”.

Lexo po ashtu Alex Rodriguez thyen heshtjen, flet për marrëdhënien me Madison LeCroy edhe pas ndarjes nga Jennifer Lopez

Affleck, nga ana tjetër gjithashtu duket se po i vë fëmijët e tij në rend të parë.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck (Foto: Getty Images)

Ai u fotografua në Los Angeles gjatë fundjavës duke kaluar kohë me vajzën 12 vjeçare Seraphina dhe djalin 9 vjeçar Samuel. Ai po ashtu ndan një vajzë 15 vjeçare të quajtur Violet me ish-gruan Jennifer Garner.

Affleck është fotografuar për herë të parë duke shkuar në shtëpinë e Lopez në prill, pak pas ndarjes së kësaj të fundit nga Alex Rodriguez. /Telegrafi/

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck (Foto: Getty Images)
Exit mobile version