Roman Abramovich thuhet se ka hapur bisedimet me një klub të ri futbolli në Evropë pasi ka nxjerrë në shitje Chelsean – pavarësisht se shtija e Bluve ende nuk është përfunduar.
Oligarku rus u detyrua të shiste klubin pasi u vendos nën sanksione nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar – dhe nuk ka humbur kohë duke parë investimet e ardhshme.
Miliarderi 55-vjeçar tha se ishte i pikëlluar që ai nxori në shitje Chelsean pas dy dekadash jashtëzakonisht të suksesshme dhe se mund të ishte gati ta kanalizonte pasionin e tij në skuadrën turke, Goztepe.
Gazeta turke Fanatik raporton se negociatat midis presidentit në largim të Goztepe, Mehmet Sepil dhe përfaqësuesve të Abramovich kanë filluar tashmë.
Sepil njoftoi kohët e fundit se ai do të largohej nga detyra e tij si president, por do të mbante postin derisa të gjendej një zëvendësues.
Ata thonë se klubi i e Superligës turke i kishte kthyer sytë nga ish-shefi i Chelseat për shkak të zhvillimeve të fundit dhe se vlerësimet e tregut janë bërë nga të dyja palët.
Biznesmeni ndërmjetës, Sepil dhe drejtuesit e klubit thuhet se po planifikojnë një takim ballë për ballë për ditët në vijim, me Sepil që mban shumicën e aksioneve të klubit.
Edhe pse Abramovich nuk kishte gjasa të largohej nga futbolli përgjithmonë pas largimit të tij nga Chelsea, Goztepe nuk ishte destinacioni më i dukshëm.
E themeluar në vitin 1925, Goztepe luan në stadiumin “Gursel Aksel” me kapacitet prej 20,040 ulësesh dhe ka luajtur në divizionin e tretë deri në vitin 2009.
Edhe pse ata janë të njohur për një bazë të madhe tifozësh, Goztepe nuk e ka fituar ligën e parë që nga viti 1950 apo Kupën e Turqisë që nga viti 1970.
Jo vetëm që kanë vuajtur kohët e fundit, por Goztepe janë në rrezik serioz të rënies në kategorinë e dytë – duke u gjendur tetë pikë larg zonës së kuqe me tetë ndeshje të mbetura.
Siç raportohet nga Business Insider, vlera neto e Abramovich ka rënë në 10.21 miliardë euro gjatë muajve të fundit – që është ende më se e mjaftueshme për të marrë kontrollin e një klubi futbolli. /Telegrafi/